HAWKER ARMASAFE PLUS

Seria Hawker® ArmaSafe Plus e EnerSys® përdor teknologjinë TPPL (Pllakë e hollë me plumb të pastër) me valvul rregullatore, për të plotësuar nevojat e ndryshme dhe kërkuese të ruajtjes së energjisë në botën moderne. Sot, më shumë se 2 milionë bateri janë instaluar në një gamë të gjerë mjetesh luftarake dhe taktike anembanë botës

Teknologjia TPPL (Pllakë e hollë me plumb të pastër) e EnerSys® përmban më shumë energji në të njëjtën hapësirë me atë të baterisë konvencionale dhe redukton gërryerjen dhe humbjen e ujit nëpërmjet pastërtisë së materialeve të përdorura në konstruksion, duke siguruar afat ruajtjeje dhe jetëgjatësi më të madhe, si dhe rezistencë më të madhe ndaj shkarkimeve të thella abuzive.

Dizajni i brendshëm baterisë Hawker Armasafe me valvul rregullatore (VRLA) minimizon krijimin e gazit dhe eliminon nevojën e rimbushjes periodike me ujë. Elektroliti absorbohet plotësisht në veçuesit me veshje qelqi që ndodhen midis pllakave pozitive dhe negative, që nënkupton se nuk ka acid të lirë brenda kutisë së baterisë; kjo rrit fleksibilitetin për pozicionin e montimit.

Gjithashtu, ne ofrojë sisteme për montimin e baterive që janë vendimtare për këdo që mbështetet në energjinë e baterisë për automjetin ushtarak. Zgjidhjet tona përfshijnë Sistemin e Monitorimit të Baterisë Datacell II dhe Sistemin e Menaxhimit të Baterisë VBMS.

Specifikime
Dokumente Teknike
ku përdoret


☑ Tension nominal 12 V
☑ Diapazon temperaturash funksionimi -40°C deri në +80°C
☑ Aftësi e shkëlqyer ciklike
☑ Drejtimi i instalimit: mund të montohet në çdo drejtim, përveçse përmbys
☑ Efiçencë rikombinimi 99%
☑ Bllokues flake të integruar për mbrojtje kundër transmetimit të flakës
☑ Klasifikim i Agjencisë së Transportit të OKB-së: UN2800-Class 8, i përjashtuar
☑ Rezistente ndaj goditjes
☑ Pa nevojë për mirëmbajtje
☑ Jetëgjatësi e madhe ruajtjeje
☑ Performancë superiore në kushte të motit të ftohtë
☑ Pranim i shkëlqyer i ngarkimit

Enersys_ArmaSafe_Plus_12FV55_Sept-2015_V01_EN.
Enersys_ArmaSafe_Plus_12FV75_Sept-2015_V01_EN.
Enersys_ArmaSafe_Plus_12FV95_Sept-2015_V01_EN.
Enersys_ArmaSafe_Plus_12FV120_Sept-2015_V01_EN.
Instructions for the Safe Handling Motive Power Batteries GB.


☑ Automjetet ushtarake dhe taktike.