HAWKER WATER LESS

Bateritë Hawker Water Less® janë fjala e fundit e teknologjisë së baterive që sjellin më shumë efiçencë në biznesin tuaj dhe nivel të lartë energjie dhe besueshmërie. Ato janë projektuar për të siguruar më shumë fleksibilitet dhe kohë, si rezultat i intervaleve më të gjata të rimbushjes prej 4, 8, apo 13 javësh, në varësi të teknologjisë së karikimit.

Kjo do të thotë reduktim i kostove të punës për rimbushjen e baterive – deri në 60% (me karikues Hawker 50 Hz) dhe deri në 75% (me karikues inteligjent Hawker HF).Të gjitha pilat e “Hawker Water Less” përdorin teknologjinë e provuar PzS. Elektrodat pozitive janë pllaka të derdhura tubolare (PzS) dhe komponentët e avancuar të përdorur për fabrikimin e tyre sigurojnë efiçencë më të lartë.

Pllakat negative janë pllaka të sheshta të ngjitura. Veçuesi është i tipit mikroporoz. Specifikimet e konstruksionit, si p.sh. kapacitet më i madh i elektrolitit, lartësia e reduktuar e prizmit dhe tapat e reja lart me rrotullim, garantojnë vlerë të shtuar. Përveç kësaj, treguesi i nivelit të ulët të elektrolitit në bateri ju njofton kur nevojitet shtimi i ujit.Pajisje opsionale: Aquamatic (sistem automatik i mbushjes së ujit), qarkullim elektroliti, Easyplus dhe Wi-IQ. Easyplus dhe Wi-IQ janë pajisje elektronike që komunikojnë me karikuesit Hawker HF dhe dërgojnë informacion për performancën dhe defektet e baterisë.Për ambientet potencialisht shpërthyese ofrohen bateritë Hawker Water Less® ATEX, të projektuara në mënyrë të veçantë për këto ambiente.

Specifikime
Dokumente Teknike
ku përdoret


☑ Kursejnë kohë nëpërmjet intervaleve më të gjata të rimbushjes prej 4, 8 ose 13 javësh, në varësi të teknologjisë së karikimit
☑ Kursejnë para nëpërmjet reduktimit të kostos për energjinë elektrike kur përdoren me karikues Hawker HF
☑ Të përshtatshme për të gjitha përdorimet në kamionët industrialë
☑ Fleksibilitet përdorimi me karikues 50 Hz dhe ata HF
☑ Përmasa të tjera: Gamë e plotë DIN; pllaka 4 BS
☑ Bateri Hawker Water Less ATEX të projektuara në mënyrë të veçantë dhe të disponueshme për ambiente potencialisht shpërthyese


☑ Për të gjitha aplikimet e kamionëve industriale; madje edhe në ato më ekstreme.

☑ Piruner & Makineri për bartjen e paletave.

☑ AGV / LGV.